Një vajzë 6-vjeçare nga Florida, iu lut policëve të Orlandos që ta linin të shkonte ndërsa u arrestua në shkollë pasi goditi tre punonjës.
Pamjet e publikuara nga familja e Kaia Rolle të hënën, tregojnë se si nxënësja e klasës së parë, kërkon ndihmë, ndërsa e gjithë ngjarja kishte ndodhur më 19 shtator në Shkollën e Akademisë Katedrale të Lucious dhe Emma Nixon, përcjell Telegrafi.
“Ajo do të duhet të vijë me ne tani”, i thotë zyrtari Dennis Turner një punonjësi të shkollës.
“Ngrihu dhe eja këtu”, shton ai. “Është për ty”, thotë Turner, i cili më vonë u pushua nga puna për shkelje të politikës së departamentit gjatë arrestimit.
Vajza fillon të qajë, ndërsa i lutet një oficerit tjetër që mos ta marrin me vete.
“Nuk do të lëndojë”, thotë i dyti oficer i paidentifikuar.
“Jo, jo, nuk i dua prangat”, Kaia bërtet. “Jo, mos m’i vendosni prangat Ju lutem”, shton Kaia.
Pamjet e mëposhtme tregojnë se si vajza detyrohet nga policët që të futet në veturën e tyre.
“Nuk dua të shkoj në makinën e policisë”, vazhdon ajo të qajë.
“Nuk doni, mirëpo duheni”, përgjigjet polici i dytë.
Oficeri Turner u ndalua më vonë nga policët e Orlando për shkelje të politikës së agjencisë për arrestimin e fëmijëve më të vegjël se 12, pa miratimin e një mbikëqyrësi.
Ligji shtetëror, megjithatë, nuk citon një moshë minimale për arrestimin në Florida, raporton Orlando Sentinel.
Gjyshja e vajzës, Meralyn Kirkland, tha se shpreson që pamjet do të çojnë në një ndryshim për ligjin.
“E dija se ajo çfarë bënë ata ishte gabim, por kurrë nuk e dija që ajo po kërkonte ndihmë”, i tha Kirkland gazetës të hënën vonë.