Në një studio artistike në veri të Shqipërisë, artistët pikturojnë me delikatesë dhe zbukurojnë me xhevahire mijëra maska venedikase për t’u shpërndarë nëpër botë, të cilat do të përdorën gjatë sezonit të karnavaleve.
Rreth 50 punëtorë me punën e tyre artizanale, brenda një viti përgatisin rreth 30 mijë maska për eksport.
“Në fillim çdo maskë është një mister, ju duhet të jeni të durueshëm për ta bërë atë, por duhet të prisni që ta shihni produktin përfundimtar”, shpjegon artistja 41-vjeçare, Nora Gjonaj, që punon për më shumë se dy dekada në fabrikën e Maskave Artistike.
Forma e maskave ndryshon nga lloji i veshjeve, të cilat fillojmë nga më e thjeshta që mbulojnë vetëm sytë deri të ato që përdorët për zbukurimin e kokës. Kostoja e një maske fillon nga 20 euro deri 1,500 euro.
Deri sa shumica e këtyre maskave janë të destinuara për tregun e Venedikut – karnavali i sivjetshëm është anuluar për shkak të shpërthimit të epidemisë së Coronavirusit – pjesa tjetër e tyre dërgohen në 40 vende të tjera, përfshirë Francën, Britaninë e Madhe, Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Australinë.
Gjithashtu, kompania merr porosi gjatë gjithë vitit nga ata që marrin pjesë në ballo të maskave si dhe nga kineastët. Ku për shembull, Nicole Kidman dhe Tom Cruise kishin të veshur një nga këto maska në filim “Eyes Wide Shut”.
Kjo studio artistike u themelua në vitin 1997 nga Edmond Angoni, një shqiptar 64-vjeçar që punonte në Itali, para se të kthehet në Shkodër për ta hapur dyqanin e tij.
“Çdo maskë ka bukurinë, magjinë dhe misterin e vet. Ne i kushtojmë shumë vëmendje anës artistike të maskave, duke i trajtuar ato me pasion dhe dashuri si vepra arti”, i tha ai AFP-së.
Vendi i ekspozitës së maskave po bëhet tërheqës për turistët, ku ata mund t’i shohin ato të zbukuruara me ar, argjend, diamante dhe perla.
Po ashtu, vizitorët e interesuar mund të blejnë një maskë apo të kontribuojnë me nga tre euro që dhurohen në hyrje të ekspozitës.