0.5 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Kurti nga Londra: Lufta kundër korrupsionit shpresë për të rinjtë

Nën organizimin e Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në Londër ka filluar punimet Samiti i Investimeve për Ballkanit Perëndimor.

Në këtë aktivitet po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me të gjithë krerët e qeverive të rajonit.

Kryeministri Kurti në një intervistë për BERZH ka thënë se, lufta kundër korrupsionit do të jetë prioritet dhe shpresë për të rinjtë.

“Ne do të fokusohemi në zbatimin e ligjit për ta luftuar korrupsionin dhe për garantuar investimet dhe nga ana tjetër ne do të lidhim tregun e punës me edukimin e duhur dhe për këtë na duhet një infrastrukturë e mirë, e veçanërisht transporti hekurudhor, në të cilën BERZH do të mund të na ndihmojë shumë dhe rrugët rajonale që të kemi lidhje më të mirë si brenda vendit dhe me fqinjët. Ne kemi një rini mjaftë të arsimuar në aspektin teknologjik, por neve na duhen investimet e duhura. Po ashtu, ne kemi nevojë për investime të huaja që të kemi rritje ekonomike”, ka deklaruar Kurti.

Ai ka shtuar se me ndihmën e BERZH-it do të bëhët rehabilitimi i transportit hekurudhor dhe atij rrugor.

“Në drejtim të kësaj, ne do të fokusohemi që ta lidhim Prizrenin me Tetovën, po ashtu rehabilitimin e transportit hekurudhor nga jugu në veri, duke filluar nga Hani Elezit dhe në drejtim të Leshakut në kufi me Serbinë. Ky Samit ishte një mundësi e mirë që të diskutojmë me shefat e vendeve të tjera”, ka shtuar ai.

Po ashtu, Kurti ka thënë se investimet nga diaspora do ta ndihmojnë Kosovën.

“Ne kemi diasporë të madhe dhe investimet prej tyre do ta ndihmojnë Kosovën jashtëzakonisht”, tha Kurti në samitin e BERZH-it.

Ky samit pritet të nxjerrë në pah mundësitë për investime në Ballkanin Perëndimor dhe të promovojë projektet rajonale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img