3.4 C
Pristina
Wednesday, November 27, 2024

Buy now

spot_img

Hyseni: Është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me ShBA-të

Ministri i Punëve të Brendshme, Skender Hyseni, ka pritur në një takim ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Greg Delawie.
Sipas një njoftimi, në këtë takim u bisedua për bashkëpunimin në mes të dyja shteteve në fushën e sundimit të rendit dhe ligjit.
“Në të gjitha proceset nëpër të cilat kemi kaluar në shtet-ndërtimin e Kosovës, gjithnjë kemi pasur mbështetjen e ShBA-ve dhe për këtë gjithnjë do të jemi falënderues dhe mirënjohës”, tha ministri Hyseni.

Gjithashtu, në takim u tha se bashkëpunimi në mes të policive dhe institucioneve të zbatimit të ligjit të të dyja vendeve, duhet zgjeruar.
Sipas njoftimit, Hyseni tha se është e rëndësishme të ruhet partneriteti strategjik me ShBA-të në luftimin e krimit, ekstremizmit të dhunshëm dhe terrorizmit, trafikimit me qenie njerëzore, etj.
Ndërsa, ambasadori amerikan Greg Delawie, tha se SHBA-të janë të përkushtuara për të bashkëpunuar me Kosovën në avancimin e demokratizimit të vendit dhe mbështetjen në forcimin e rendit dhe ligjit në Kosovë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img