Me vendim të Ministrit të Punëve të Jashtme, janë shkarkuar 14 konsullë nga Kosova të cilët veprojnë në ambasada të shteteve të huaja.
Në mesin e tyre është edhe nipi i Sami Lushtakut, i cili u emërua vetëm dy muaj më parë si konsull në Tiranë.
Po ashtu qeveria e Kosovës dje kishte marrë disa vendime të rëndësishme për shkarkimin e disa zyrtarëve të lartë, në mesin e tyre edhe mikun e Lushtakut, sekretarin e Ministrisë se Inovacionit, Hajriz Kocin.
Po ashtu pjesë e shkarkimeve dje ishte edhe miku i afërt i Mërgim Lushtakut, djalit të Sami Lushtakut, Sead Ujkani i cili ishte pjesë e Bordit të Telekomit.
Lajmi i plotë:
Z. Festim Lushtaku – Konsull në Konsullatën e Përgjithshme të Republikës së Kosovës në Tiranë/Shqipëri;
https://www.facebook.com/GlaukKonjufca1981/photos/a.1081455052041685/1341501469370374/?type=3