Irani konfirmon dy rastet e para me coronavirus

62
Advertisement

Irani ka konfirmuar sot dy rastet e para të coronavirusit, ndërsa zyrtarët nuk kanë deklaruar nëse bëhet fjalë për vendas apo udhëtarë nga Kina.

Advertisement

Në Lindjen e Mesme, Irani shënon vendin e dytë për rastet e këtij virusi, përfshirë Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas mediave të huaja përcjell Telegrafi, numri i viktimave nga coronavirusi ka shkuar deri në 2,012, ndërsa të infektuar janë raportuar 75 mijë raste.

Një agjenci e lajmeve në Iran, ka cituar një deklaratë të zyrtarit Kiyanoush Jahanpour nga Ministria e Shëndetësisë, duke thënë se gjatë dy ditëve të fundit dyshohet për disa raste të coronavirusit.

Mirëpo, Jahanpour nuk ka dhënë detaje për numrin e rasteve të dyshuara, por vetëm ato të konfirmuara.

Ai ka thënë se dy rastet e prekura u zbuluan në provincën qendrore të Qom, rreth 86 milje në jug të kryeqytetit Teheran.

Virusi i cili shkakton sëmundjen COVID-19, është përhapur në Kinë që nga fundi i dhjetorit të vitit të kaluar, ndërsa është përhapur nëpër botë nga mesi i janarit.

Coronavirusi i cili njihet edhe ndryshe si SARS-CoV-2 shkakton simptomat si ftohje e ngjashme me gripin, kollë dhe ethe, ndërsa në rastet më të rënda, gulçim. Mirëpo, mund të zgjerohet edhe në pneumoni. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës