Policia arreston dy persona, një në Vushtrri e tjetrin në Mitrovicë

69
Advertisement

Policia e Kosovës në rajonin e Mitrovicës në 24 orët e fundit, në dy raste të ndryshme ka arrestuar dy persona të dyshuar për veprën penale ‘lëndim trupor’.

Advertisement

“Arrestimi i të dyshuarit të parë është bërë në Vushtrri, ku i dyshuari ishte përfshirë në rrahje duke i shkaktuar lëndime trupore viktimës së rastit.

Ndërsa arrestimi i të dyshuarit të dytë është bërë në Mitrovicë, pasi i dyshuari ka sulmuar fizikisht viktimën e rastit si dhe ka penguar zyrtarët policorë në kryerje të detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e policisë.

Pas intervistimit me aktvendim të prokurorit të rastit, dy të dyshuarve u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Ndaj të dyshuarit të parë është iniciuar rasti për veprën penale ‘lëndim trupor’, ndërsa ndaj të dyshuarit të dytë është iniciuar rasti për ‘lëndim trupor’ dhe ‘pengim i personit zyrtar në kryerje të detyrës zyrtare’. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës