Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po merr pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi, me rastin e 12 vjetorit të pavarësisë së Kosovës.
E pranishme në këtë solemnitet është edhe kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani.
Pritja solemne ka filluar me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Presidenti Thaçi, në fjalimin e tij ka falënderuar të gjithë të pranishmit për pjesëmarrjen në këtë organizim.
“Po 12-vite, pavarësi. Liria edhe pavarësia u ndërtua me mund, përpjekje e sakrificë. Është meritë e secilit që të vijmë në 12-vjetorin e pavarësisë. Kujtojmë heronjtë, dëshmorët dhe çdo qytetar të Kosovës që kontribuuan për pavarësi”, ka thënë Thaçi.
Thaçi ka pohuar se pas zgjedhjeve, Kosovën e presin punë të shumta.