Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është duke marrë pjesë në pritjen shtetërore të organizuar nga presidenti i Kosovës Hashim Thaçi, me rastin e 12-vjetorit të Pavarësisë.
Ai është i shoqëruar nga bashkëshortja e tij, Rita Augestad Kndusen, dhe kjo njëherësh është paraqitja e parë e tyre publike pas zgjedhjes së Kurtit si kryeministër i vendit.
Rita shfaqet atraktive e veshur me një fustan të thjeshtë e me flokët e shkurtëra prej biondeje përkrah bashkëshortit.
Organizimi filloi me një minutë heshtje, në nder të gjithë atyre që kanë dhënë jetën për lirinë e Kosovës.
Ndërkohë, Kurti është i martuar që prej vitit 2014 me Rita Augestad Knudsen, ceremonia të cilëve ishte zhvilluar në sallën e Komunës së Prishtinës.
Ata tashmë janë prindër edhe të një vajze.