Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama në orët e para të mëngjesit, ka uruar qytetarët dhe shtetin e Kosovës për 12 vjetorin e pavarësisë.
Përmes një postimi në Facebook, Rama ka thënë se i përjetshëm qoftë kujtimi për ata që dhanë jetën për këtë ditë.
“Urime ditën e bekuar të Pavarësisë së Kosovës të gjithë shqiptarëve kudo që ndodhen dhe i përjetshëm qoftë kujtimi i atyre që dhanë jetën për këtë ditë”, ka shkruar kryeministri Rama.