1.4 C
Pristina
Sunday, November 17, 2024

Buy now

spot_img

Thaçi: Bashkimi Evropian ishte i gatshëm që në vitin 2016 të bënte liberalizimin e vizave

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se Bashkimi Evropian ishte e gatshme që të liberalizonte vizat në vitin 2016.

Por, sipas Thaçit kjo nuk ka ndodhur, për shkak të ngatërresave politike që ishin në atë kohë.

“Ne kemi treguar dhe kemi dëshmuar se kemi bërë progres, natyrisht se ka pasur kohë kur jemi vonuar me gabime tona, të ardhmen evropiane, në veçanti në fund të vitit 2015 dhe fillim të vitit 2016, kur BE ishte e gatshme që ta bënte liberalizimin e vizave, por për shkak të ngatërresave politike dërguan mesazhin më të keq të mundshëm tek partnerët tanë edhe në BE edhe në SHBA”, u shprehë presidenti Thaçi në një intervistë për televizionin publik.

Ai ka shtuar se se takimi me liderëve të ri të BE-së me ata të Ballkanit Perëndimor është shumë i mirë dhe me shpresë që ky takim të paraqet një vizion për të ardhmen e vendeve të Ballkanit Perëndimor.

“Është takimi i parë i liderëve të ri të BE-së që e organizojnë me liderët e Ballkanit Perëndimor. Mendoj se është një fokus dhe një vëmendje e shtuar e BE-së me liderët e rinj. Shpresoj që ky takim apo kjo darkë e punës me liderët e Ballkanit Perëndimor mos të mbetët vetëm shkëmbim ideshë siç ka ndodhur edhe në të kaluarën por të paraqitet një vizion për të ardhmen e të gjitha shteteve të Ballkanit Perëndimor, në veçanti të hapet perspektiva konkrete dhe për Maqedoninë e Veriut edhe për Shqipërinë edhe për Kosovën procesi i liberalizimit të vizave”, u shprehë Thaçi.

Thaçi thotë se nëse nuk ka propozime në këtë takim atëherë kultivimi i status kohës do të jetë i rrezikshëm për vendet e Ballkanit.

“Ndryshe nëse nuk ka propozim të tillë, vetëm do të jetë një kultivim i status kohës të rrezikshme për vendet e Ballkanit Perëndimor dhe një angazhim i thatë sepse me të vërtet Kosova ka pasur dhe ka arsye për të qenë shumë e zhgënjyer e dëshpëruar dhe e tradhtuar nga BE-ja duke mos e nxjerrë vendimin për liberalizimin e vizave sepse Kosova tash e pesë vite i ka implementuar të gjitha standardet demokratike që të ndodh liberalizimi i vizave. Pra, mos uniteti i BE-së ka ndikuar për të keq për Kosovën në mënyrë që të shtyhet ky proces deri në pafundësi”, tha ai.


Pjesën e intervistës mund ta ndiqni nga minuta 1:00 deri 6:30.

Presidenti i Kosovës kërkoj që tash e tutje të ketë veprime konkrete e jo fjalë të bukura.

“Ne duhet t’i dëgjojmë, të shohim se çka do të prezantojnë, jo vetëm fjalë të bukura po kërkohen veprime konkrete. Unë mendoj se takimi i sotshëm i liderëve të Ballkanit Perëndimor me liderët e rinj të Bashkimit Evropian është një mundësi shumë e mirë dhe është një mundësi e një parapërgatitje më solide dhe më e konsoliduar për Samitin e Zagrebit, në mënyrë që të hapet një perspektivë konkrete për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor që kanë mbetur mbrapa dhe që vizioni i të gjitha shteteve është që të jemi pjesë e familjes evropiane, por vonesa e BE-së po ndikon për të keq në tërësi në Ballkanin Perëndimor, në veçanti këtë vakum, janë duke e shfrytëzuar ideologjitë jo perëndimore që të depërtojnë për cenimin e vlerave euroatlantike. Ne këtu në Bruksel vijmë nga Konferenca e Sigurisë në Munih. U dëshmua edhe njëherë roli shumë i rëndësishëm në tërësi për paqen, sigurinë , stabilitetin por për zhvillimin ekonomik i SHBA-ve, por synimi jonë edhe në paraqitjen që e kam pasur në Munih ka qenë që të ndodh një koordinim shumë më i mirë mes BE-së dhe SHBA-ve”, tha Thaçi.

Ai në fund thotë se spektri politik në Kosovë duhet të jetë i bashkuar.

“Bota perëndimore do stabilitet politikë, funksione të jetës institucionale, vazhdim të reformave demokratike. Prandaj edhe synimi im dhe thirrja ime për gjithë spektrin politik, pozitë dhe opozitë është që të kemi një agjendë të përbashkët të interesit shtetëror dhe atij qytetar. Më të bashkuar, mund ti realizojmë objektivat. Në anën tjetër ne nuk mund të kërkojmë ndihma ekonomike pa pasur një partneritet të qëndrueshëm dhe të besueshëm me SHBA-të dhe BE-në. Përderisa ai partneritet të jetë i besueshëm, dhe natyrisht shumë parimor dhe i respektuar, është rrezik edhe ato që i kanë premtuar të na shtynë, e në veçanti vazhdon rreziku që nëse nuk ka angazhim serioz dhe shumë të përgjegjshëm, atëherë rrezikohet Kosova që të mos anëtarësohet përsëri as në Interpol as në Unesco dhe të humbim mundësitë që liberalizohen vizat këtë vit”, përfundoi presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img