2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Konferenca e Sigurisë në Munih, për herë të parë Kurti e Vuçiq ulen së bashku në një panel

Ka nisur Konferenca e Sigurisë, e cila po mbahet në Munih të Gjermanisë – një panel i veçantë diskutimi i kushtohet edhe Ballkanit Perëndimor.

Për herë të parë kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq do të ulen së bashku në një panel.

Po ashtu në panel do të jenë edhe Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, Presidenti i Maqedonisë së Veriut, Pendarovski, ai i Malit të Zi Milo Gjukanoviq, shefi i Diplomacisë Europiane Josep Borrell, por jo edhe Thaçi.

Në këtë konferencë po marrin pjesë krerët e më shumë se 40 vendeve të botës, liderët e shumë institucioneve, ministra dhe ekspertë.

Mësohet se ky panel është parashikuar të zhvillohet me dyer të mbyllura.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img