Ministri i Integrimit Evropian, Blerim Reka priti sot në takim ambasadorin austriak në Kosovë, Christoph Weidinger me të cilin bisedoi për proceset integruese dhe për mbështetjen e integrimit Evropian të Kosovës.
Advertisement
Ambasadori Weidinger theksoi se qeveria e re austriake ka deklaruar në programin e saj, se me prioritet të lartë do vazhdojë të mbështes Kosovën në rrugën e saj evropiane, se do angazhohet edhe më tej në procesin e liberalizimit të vizave dhe se Austria mbështetë dialogun në mes Prishtinës dhe Beogradit.
Weidinger informoi ministrin Reka se Austria është investitori i katërt më i madh në Kosovë dhe mbështetë projekte në sektorë të ndryshme si në arsim të lartë, shkencë, ekonomi/biznese të vogla dhe të mesme e tjera.
“Austria është investitori më i madh në fushën e arsimit të lartë”, thuhet në njoftim.
Minisitri Reka e falënderoi ambasadorin Weidinger dhe shtetin austriak për përkushtimin e tyre për të ndihmuar Kosovën dhe gjithë rajonin e Ballkanit Perëndimor. /Telegrafi/
PostAdss