Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka pritur sot në takim shefen e Zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova, të cilën e ka informuar për prioritetet kryesore gjatë mandatit të saj.
Haxhiu siguroi ambasadoren Apostolova se mbeten të përkushtuar në zbatimin e agjendës evropiane, përfshirë reformën në drejtësi sipas standardeve ndërkombëtare dhe të shënojnë kthesën e duhur në luftën e pandalshme kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit, si dhe forcimin e shtetit të së drejtës.
Gjatë takimit, u garantua mbështetje e mëtejshme nga Zyra e Bashkimit Evropian dhe njëherësh u pajtuan për fuqizimin e instrumenteve bashkëpunuese përmes projekteve të përbashkëta për të avancuar më tej me reformat që do të forcojnë shtetin e së drejtës.