1.9 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haradinaj: Ta ruajmë Kosovën, se shtet rezervë nuk kemi!

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët e Deçanit se angazhimi opozitar ka ndalë Qeverinë të bëjë dy gabime të mëdha: Formimin e Asociacionit dhe Ratifikimin e Demarkacionit.
“Ne nuk mund ta lejojmë Qeverinë të gabojë; është detyrë e jona të mos e lëmë të gabojë. Asociacioni i Komunave më Shumicë Serbe bie në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe ne nuk kemi vend rezervë. Vetëm Kosovën kemi dhe atë duhet ta ruajmë”, ka thënë ai.
Ai thotë se Kosova ka kaluar rrugë të vështirë deri në pavarësi, porse nuk është krejt punë e kryer, pasi “nuk e kemi shtrirë sovranitetin në tërësi të shtetit, s’i kemi mbyllur çështjet me Serbinë, s’jemi në NATO, s’jemi në OKB dhe nuk kemi bërë rrugë shumë të suksesshme as për në Bashkimin Evropian”.
“Do të vijë dita kur gjithçka që po e them do të shihet edhe me punë”, ka thënë Haradinaj, duke ka rikujtuar qytetarëve të Deçanit se “gjithmonë e di nga ku jam nis dhe e di nga ku kam dalë”. /Klan Kosova/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img