Abdixhiku theksoi se në mars hapet nyja dhe ky afat i ri është prezantuar sot gjatë inspektimeve që ua bëri punimeve.
Ministri Abdixihku shtoi se është kënaqësi t’i shohësh punëtorët vendës teksa i përshtatet ritmit të ri të Qeverisë.
Postimi i plotë:
Sot vizitova punimet në “rrethrrotullim” të Veternikut. Angazhimet me intenzitet të ri tashmë kanë nisur. Në mars hapim nyjen – këtë afat të ri ma prezantuan sot. Pas marsit, pas hapjes, punohet në detajet e mbetura pa pengesë në qarkullim.
Është kënaqësi t’i shohësh punëtorët vendorë teksa i përshtaten ritmit të ri të Qeverisë. Këtë frymë do ta përcjellim edhe tek projektet tjera nëpër Kosovë. Kemi humbur mjaft kohë.