Finlanda e interesuar ta ndihmojë Kosovën në trajnimin e administratës

39
Advertisement

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim ambasadoren e Finlandës në Kosovë, Pia Stjernvall, e cila e uroi Kurtin për krijimin e qeverisë dhe i dëshiroi rezultate të mira në qeverisjen e tij.

Advertisement

Bashkimi i ministrive dhe buxheti i vitit 2020 janë temat që morën vëmendje më të madhe në takim.

Ambasadorja Stjernvall tha se shteti i Finlandës është i interesuar që të ndihmojë Kosovën në trajnimin e administratës dhe shprehu interesim për idenë e Kryeministrit që nga 60 inspektorë të punës sa kemi tani, numri të rritet deri në 400 sish.

Kryeministri Kurti ka thënë se rritja e ekonomisë në vend dhe përmirësimi i nivelit të arsimit do të jetë i mundur dhe do të realizohet më mirë e më shpejt duke e sjellur trurin brenda nesh.

“Prandaj, sjellja e trurit nga diaspora në vendin tonë do të jetë sfidë në këtë qeverisje, por edhe detyrë”, ka thënë ai. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës