Albin Kurti nesër në Tiranë, takime me liderët politikë

64
Advertisement

Kryeministri i vendit, Albin Kurti nesër pritet të bëjë vizitën e tij të parë si kryeministër i Kosovës në Tiranë.

Advertisement

Kurti pritet të takojë homologun e tij shqiptar, Edi Rama, presidentin Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit, Gramoz Ruçi, shefin e opozitës Lulzim Basha, dhe kryetarin e bashkisë së Tiranës, Erion Velijaj.

Kështu kanë bërë të ditur për Telegrafin, zyrtarë nga LVV-ja.

Ndryshe Kurti gjatë një interviste për Zërin e Amerikës kishte thënë se vizita e tij e parë zyrtare do të jetë në Shqipëri.

“Unë synoj që javën e ardhshme të vizitoj Tiranën dhe të zhvilloj takime me liderët institucional atje, me kryeministrin Rama, me presidentin Meta, me kryeparlamentarin Ruçi, me kryetarin e opozitës Basha dhe në këtë mënyrë t’i diskutojmë së bashku këto çështje. Unë nuk jam kundër iniciativave për bashkëpunim rajonal, mirëpo aty duhet të jetë parimi i reciprocitetit dhe përderisa Republika e Shqipërisë i njeh më mirë fqinjët tanë jugor dhe perëndimor, është Republika e Kosovës ajo që i njeh më mirë fqinjët tanë lindor dhe veriorë dhe në këtë aspekt ne mund të jemi komplementar”, tha Kurti në intervistë për Zërin e Amerikës. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës