Okarina 5 mijë vjeçare u zbulua në Runik të Drenicës – institucionet nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të nisur gërmime të tjera

39
Advertisement

Që pas gjetjes së Okarinës më të vjetër 5 mijë vjeçare në fshatin Runik të Komunës së Skenderajt, institucionet nga Kosova nuk kanë ndërmarrë asnjë hap për të nisur gërmime të tjera.

Advertisement

Edhe ky zbulim ishte bërë nga arkeologë jugosllavë në vitin 1968, derisa në gërmimet e 1984-ës kishin gjetur shumë artefakte të tjera të vjetra mijëra vjeçare. Banorët rrëfejnë se sa herë punojnë tokën dalin në sipërfaqe copëza të ndryshme të punimeve.

Fshati Runik është simbol i asaj se si historia harrohet ndër shekuj. Okarina e gjetur me përbërje prej argjilës, kishte madhësi rreth 15 cm dhe përbëhej prej dy vrimave. Por fshatarët edhe pse ndjehen krenar me instrumentin frymor, dinë pak për të.

Ata rrëfejnë se si gjatë punimit të tokës shpesh rastisin në okarina më të vogla dhe artefakte të tjera që tregojnë se Runiku mund të ketë qenë vendbanim i hershëm.

Për të treguar se instrumenti ka prejardhjen nga aty, banorët i kanë vendosur emrin edhe një kafeneje.

Përveç dy gërmimeve të bëra në vitet e 70-ta dhe në vitin 1984 nga arkeologë jugosllavë, të cilët artefaktet e gjetura i kanë dërguar në Beograd, institucionet kosovare nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për të bërë gërmime.

PostAdssFotoja e reklamës