18.4 C
Pristina
Friday, September 20, 2024

Buy now

spot_img

Një trajner si Guardiola – skuadra regjistron fitoren e nëntë radhazi, ai nuk është i kënaqur

Gael Clichy ka treguar se Pep Guardiola ishte nevrikosur me paraqitjen e Manchester Cityt në fitoren prej 2-1 kundër Swansea Cityt në kuadër të Kupës EFL.
Qëkur është angazhuar në postin e trajnerit të klubit nga Etihad, strategu spanjoll i ka fituar të gjitha nëntë ndeshjet zyrtare.
Përkundër fitores ndaj Swanseas, në momente të caktuara të zgjedhurit e Guardiolas e kishin humbur posedimin e topit dhe kishin rrezikuar të pranonin gol. Kjo ka bërë që trajneri të shprehë pakënaqësinë e tij në zhveshtore.
“Trajneri nuk ishte i kënaqur me ne. Është diçka tjetër kur luan ndaj një skuadre të mirë që krijon shumë raste, por nuk është mirë kur i jep raste duke humbur topin në mesin e fushës”.
“Ne e dinim se çfarë kishim bërë mirë dhe çfarë kishim bërë keq. Fitorja ishte gjëja më e rëndësishme dhe padyshim se duhet të përmirësohemi”, ka deklaruar Clichy.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img