7.3 C
Pristina
Thursday, October 31, 2024

Buy now

spot_img

Grenelli i kundërpërgjigjet Veselit – shprehet i gatshëm të sqarojë përse duhet hequr taksa menjëherë

Kanë vazhduar replikat mes përfaqësuesit Special Presidencial i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Richard Grenell, dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli për çështjen e taksës ndaj mallrave serbe.

Fillimisht, Grenell të premten reagoi ndaj deklaratave të Veselit, i cili kërkoi nga kryeministri Albin Kurti të mos e largojë taksën, duke i thënë se Amerika ka kërkuar një gjë të tillë dhe se Kurti ka të drejtë në këtë çështje.

Pas kësaj, kishte reaguar Veseli, duke e quajtur kryeministrin Kurti, gënjeshtar dhe thënë se plani i tij për çështjen e taksës është i qartë qysh nga janari i vitit 2019.

“Zotëri Ambasador, Albini është gënjeshtar. Propozimi im për taksën është shumë i qartë qysh prej janarit 2019. Albini nuk e ka mbështetur dhe ka bërë fushatë kundër tij. Unë jam i shqetësuar me nxitimin e qeverisë së re për t’u marrë me këtë çështje pa një plan konkret, i cili e vendos interesin më të mirë të Kosovës në rend të parë”, ka shkruar Veseli.

E së fundi, sërish përmes Twitterit, ambasadori amerikan i është kundërpërgjigjur sërish Veselit, se është i gatshëm t’ia sqarojë atij përse duhet hequr taksa menjëherë.

“Jam i lumtur të flas me ju kurdo për t’ua sqaruar se përse SHBA-ja mendon se ju duhet të mbështesni heqjen e tarifave 100 për qind menjëherë”, ka shkruar Grenell në Twitter.

Duhet theksuar se, Veseli, në shkurt të vitit 2019, që i bie një vit më parë, ua kishte dorëzuar liderëve të koalicionit qeverisës propozimin e tij me shkrim për pezullimin e taksës për 120 ditë, në mënyrë që të ruhen interesat e Kosovës dhe partneriteti me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Paraprakisht, këtë dokument Veseli ia kishte dhënë Ambasadorit Amerikan, Philip Kosnett, në takimin e ftuar më 23 janar, në të cilin ishte i pranishëm edhe Kryeministri Ramush Haradinaj.

Dokumenti parasheh kushtet për pezullimin e taksës, masat gjatë periudhës së pezullimit, si dhe rikthimin e taksës 100 % dhe reciprocitetin e plotë me Serbinë dhe Bosnje e Hercegovinën.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img