0.7 C
Pristina
Monday, November 25, 2024

Buy now

spot_img

Osmani për foton e presidentit Thaçi: Kjo është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani, ka thënë se lëvizja në zyrën e saj e fotografisë së presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, është e ligjshme dhe se ajo e konsideron atë çështje të mbyllur. 

Këtë e ka thënë në televizionin publik.

“Kjo (lëvizja e fotografisë v.j.) është e ligjshme dhe me kaq mbyllet kjo temë. Bojkoti i tyre (i PDK-së v.j.) ka filluar më 3 shkurt. Është vendim i mëhershëm, ditën kur është votuar qeveria. Unë mendoj që roli i opozitës është i rëndësishëm për demokracinë tonë. Shpresoj që ata t’i kthehen Kuvendit”, ka thënë Osmani.

Ndërkaq, presidenti Thaçi duke komentuar veprimin e Osmanit ka thënë se nuk ka “ndjesi private, personale, në asnjë rrethanë” rreth veprimit të Osmanit.

Thaçi ka thënë se “të gjithë duhet të jemi shembull të sjelljes institucionale, dhe jo të sjelljeve të inateve politike, apo sjelljeve artificiale, me pretendim elektoral”.

“Njeriu kur e merr përgjegjësinë institucionale, shtetërore, prioritet e ka respektimin e Kushtetutës dhe ligjeve. Nuk dëshiroj të merrem me personin në fjalë. Më së paku sjellja joinstitucionale i takon partisë që ajo i takon, dhe filozofisë së presidentit Ibrahim Rugova”, është shprehur ai.

“Nuk më brengos në rrafshin personal dhe privat, por duhet të kemi pjekuri politike”, ka deklaruar presidenti kosovar.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img