Kryeministri i vendit, Albin Kurti, ka njoftuar se është vizituar nga Sylejman Selimi, i cili i ka uruar suksese në punë.
“Dje më vizitoi bashkëluftëtari i komandatit legjendar, Adem Jashari, gjenerallejtënant Sylejman Selimi. Shoku im, gjeneral Selimi, më uroi suksese në punë e qeverisje të mirë. Më vjen keq që është në mbikëqyrje deri më 31 tetor 2020 meqenëse është ende i liruar me kusht”.
“Te ky njeri ka shumë histori. Takimet me të janë rikujtim i asaj që kemi kaluar bashkërisht si popull”, ka shkruar Kurti në llogarinë e tij në Instagram.