1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

IKSHPK këshillon qytetarët në Kosovë si të kujdesen për shëndetin në rastet kur preken nga gripi

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike në Kosovë ka dhënë shtatë këshilla për tu përkujdesur për shëndetin, duke dhënë edhe mesazhin që të mos kemi frikë dhe të mos bartim maska, për shkak të panikut të shkarkuar nga coronavirusi në Kinë.

IKSHPK bën thirrje që të shmangni kontaktin e ngushtë me njerëz që kanë infeksione të frymëmarrjes, të lani shpesh duart dhe të shmangni vendet e mbyllura të mbi populluara me njerëz.

Gjithashtu, ky Institut këshillon që të mbuloni gojën dhe hundën gjatë kollitjes apo teshtitjes.

Në fund IKSHPK thotë se personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

Njoftimi i plotë i IKSHPK:

JO FRIKË, POR KUJDES NGA INFEKSIONET RESPIRATORE!

JO MASKA, POR LANI SHPESH DUART!

  1. Shmangni kontaktit të ngushtë me njerëzit që vuajnë nga infeksione akute të frymëmarrjes!
  2. Lani shpesh duart me ujë e sapun 20-30 sekonda, veçanërisht pas kontaktit të drejtpërdrejtë me njerëzit e sëmurë ose në vendqëndrimin e tyre!
  3. Shmangni prekjen e fytyrës dhe mbuloni gojën dhe hundën me faculetë, me mëngë ose parakrahë gjatë kollës dhe teshtitjes. Hudhni faculetat e përdorura në shportën më të afërt të mbeturinave!
  4. Nëse keni ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore dhe tregoni historinë eventuale të udhëtimit jashtë vendit.
  5. Personat e sëmurë duhet të qëndrojnë në shtëpi në mënyrë që të parandalohet përhapja e sëmundjes.
  6. Evitoni vendet e mbyllura dhe të mbi populuara me njerëz!
  7. Personat të cilët kanë qenë në provincën Wuhan, Kinë brenda 2 javëve të fundit dhe kanë temperaturë, ethe, kollë dhe vështirësi në frymëmarrje, duhet menjëherë të kërkojnë ndihmë mjekësore!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img