1.6 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Abdixhiku falënderon punëtorët që ditë e natë bëjnë rrugët tona më të sigurta

Ministri i Infrastrukturës Lumir Abdixhiku ka lavdëruar kompanitë që janë përkujdesur për largimin e borës.

Ai tha se sot herët në mëngjes i ka mbledhur menaxherët mbikqyrës të rrugëve, ku i kërkoi kompanive përkatëse reagim të shpejtë, shkruan Indeksonline.

“Menjëherë pasdite të njëjtat morën masa duke dhënë shembull reagimi. Kur punojnë mbarë, meritojnë lëvdata”, tha Abdixhiku.

Postimi i plotë:

Mbrëmë, pas reshjeve të shumta, pranuam raportime për gjendje të rëndë në disa pjesë të autostradave “Ibrahim Rugova” dhe “Arbën Xhaferi”. Herët në mëngjes, mblodha menaxherët mbikqyrës të rrugëve – me vërejtje i kërkuam kompanive përkatëse reagim të shpejtë. Menjëherë pasdite të njëjtat morën masa duke dhënë shembull reagimi. Kur punojnë mbarë, meritojnë lëvdata.

Jemi falenderues për punëtorët e palodhshëm që ditë e natë bëjnë rrugët tona më të sigurta. Kemi ende punë në viset malore, e ndihmat që po u japim komunave të vogla po ngadalësojnë kapacitetet tona. Gjithsesi, kujdes shpejtësinë! Sonte pritet natë me ngrica. Lajmi i mirë; liqenet po mbushen!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img