2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Opozita kundër heqjes së taksës, paralajmërime për veprime jashtë institucionale

Tri partitë opozitare, PDK, AAK dhe Nisma po e konsiderojnë të gabueshme dhe të ngutshme heqjen e tarifës 100 përqind ndaj mallrave serbe dhe vendosjen e masës së reciprocitetit të plotë politik, ekonomik dhe tregtar. Ish-pushtetarët janë të vendosur për ta parandaluar këtë dhe thonë se mund të ndërmarrin edhe veprime jashtë institucionale.

Kryetari i PDK-së, njëherësh lideri opozitar, Kadri Veseli shprehu shqetësimin e tij, siç tha për ngutinë e kryeministrit Kurti për t’i përmbushur kërkesat Serbisë. Ndërkohë thotë se nuk duhet të bëhet manovrime politike me këtë temë të ndjeshme.

“Taksa ndaj importeve serbe ka qenë vendim dinjitoz i shtetit tonë për t’iu kundërvënë sulmeve të njëpasnjëshme që Serbia ka bërë kundër Kosovës. Shpreh shqetësimin për ngutin e tepruar të kryeministrit të ri për të përmbushur kërkesat e Serbisë dhe për të rehatuar Listën Serbe, e cila u largua nga qeveria e kaluar për shkak të taksës”, shkroi ai në rrjetin social, Facebook.

Më të ashpër në qëndrime shprehën dy partitë e tjera opozitare, madje në partinë e ish-kryeministrit, Ramush Haradinaj thonë se taksa në asnjë formë nuk duhet të largohet.

Deputeti i AAK-së, Rasim Selamaj se thotë se si opozitë do të kundërshtojmë çdo pretendim për largim të saj, derisa theksoi se përveç një seance të jashtëzakonshme plenare mund të përdorin edhe metoda të tjera.

“Ne mendojmë dhe jemi të bindur se taksa duhet të mbetet në fuqi sepse është një argument i fuqishëm në dialog me Serbinë. Ndërsa sa i përket reciprocitetit në rregull të vendoset edhe kjo masë, por kjo nuk do të thotë me u largu taksa…një prej mundësive është seanca e jashtëzakonshme, do të shohim si do të jenë aktivitetet tona për ta kundërshtuar largimin e taksës”, thotë ai.

Ndërsa, shefi i grupit parlamentar të Nismës, Haxhi Shala thotë për KosovaPress se deklaratat e pushtetit të ri qysh në ditët e para të punës për largim të taksës janë të ngutshme. Sipas tij duhet një analizë më e mirë se qysh duhet të jetë reciprociteti i plotë.

“Vet pranimi se po do ta heqim taksën aq shpejt, pa qitë kushte mu dok si i ngutshëm nga ana e kryeministrit dhe kryetares së parlamentit… ne ende nuk kemi diskutuar në parti tonë besoj se shumë shpejt do të dalim me një qëndrim. Ato do t’i shfaqim në Kuvendin e Kosovës, se a është bërë mirë largimi i taksës, apo jo”, u shpreh Shala.

Mëngjesin e sotëm, kryeparlamentarja Vjosa Osmani e theksoi sërish se tarifa ndaj mallrave serbe do të largohen dhe në vend saj do të vendoset masa e reciprocitetit të plotë ndaj tyre.

“Kryeministri i vendit dje me të drejtë e konfirmoi se pajtim të plotë që tarifa dhe jo taksa të vendoset me reciprocitet në raport me Serbinë. Natyrisht se që ne si Kuvend i Kosovës nuk e marrim atë vendim, por Qeveria e Kosovës…absolutisht ka pajtim të tillë është pjesë e programit tonë qeverisës ndërmjet dy partnerëve të koalicionit”, ka thënë ajo.

Ndryshe, sot edhe ish kryeministri, Ramush Haradinaj i ka shkruar një letër të hapur, kryeministrit, Albin Kurti që mos të largojë taksën 100 përqind ndaj Serbisë.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img