2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Skenda plotë pezm – sulmon Vjosa Osmanin që zhvendosi fotografinë e Thaçit

Anëtari i Kryesisë së Lidhjes Demokratike të Kosovës, Skender Hyseni ka kritikuar kryeparlamentaren Vjosa Osmani që ka zhvendosur nga zyra fotografinë e presidentit të vendit, Hashim Thaçit, shkruan Gazeta Express.

Skender Hysenit me gjasë i ka mbetur pak hatri që nuk është vendosur në ndonjë post të rëndësishëm me zgjedhjen e qeverisë së re.

Përmes një publikimi të gjatë në rrjetin social Facebook, Hyseni ka zgjedhur që të kritikojë kryetaren e Kuvendit, Vjosa Osmanit për zhvendosje të fotografisë së presidentit Hashim Thaçi në zyrën e saj.

Hyseni tutje ka folur edhe për vendimin e PDK-së që të bojkotojë mbledhjen e kryesisë.

“Këto vlera assesi nuk ruhen dhe as nuk respektohen me akte të ndërrimit të fotografive në Zyren e Kryetares së Kuvendit, me tensionim krejtësisht të panevojshëm dhe të paarsyeshëm në politikën kosovare pak ditë pas krijimit të Qeverisë së re të Kosovës, i cili tani rrezikon që të pamundësojë krijimin e konsensusit në mes nesh në mbështetje të Agjendës së Administratës Amerikane, të përfaqësuar nga Emisari Special për bisedimet në mes të Kosovës dhe Serbisë, Ambasadori Grenell, e cila synon ta përmbyllë kontestin shekullor në mes të Kosovës dhe Serbisë”, ka shkruar ai.

Anëtari i kryesisë së LDK-së, tutje ka shkruar se shpreson që figura e presidentit Ibrahim Rugova nuk duhet që të përdoren për përfitime personale dhe politike.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img