Grupi i punëtorëve të shpëtimit ka ndalur operimin e tyre, pasi dy ortekët që goditën Turqinë lindore vranë të paktën 38 persona.
Advertisement
Numri më i madh që ndërruan jetë ishin nga orteku i ditës së mërkurë, gjersa po përpiqeshin të ndihmonin të ngujuarit e një orteku që kishte ndodhur të martën vonë.
Puna e mëtutjeshme e shpëtimit vazhdoi, por u ndalua për shkak të shqetësimeve për një ortek të tretë të mundshëm.
Operacioni pritet të vazhdojë sot pas inspektimeve me 700 persona në grup.
Guvernatori i provincës Van, Mehmet Emin Bilmez tha se oficerët e policisë, zjarrfikësit dhe shpëtuesit vullnetarë ishin midis të vdekurve.
Ai ndër të tjerash ka thënë se numri i të vdekurve mund të rritet.
Ministri i Shëndetësisë, Fahrettin Kocaaso, ka deklaruar se 75 persona të tjerë janë në gjendje të rëndë.
PostAdss