Të gjithë shoferët të cilët duhet të kalojnë në autostradën “Arben Xhaferi” duhet të kenë kujdes të shtuar gjatë qarkullimit.
E gjithë kjo pasi kjo anë e autostradës, por edhe kryqëzimet janë totalisht të papastruara.
Siç duket kompanitë përgjegjëse për pastrimin e kësaj ane “Via Egnatia” dhe “Damastioni” nuk janë interesuar fare që të largojnë borën dhe t’u mundësojnë pjesëmarrësve në trafik një kalueshmëri më të lehtë.
Papërgjegjësia e këtyre kompanive mund t’u shkaktojë dëme të mëdha shumë shoferëve, e dikujt mund t’i kushtojë edhe me jetën, si pasojë e ndonjë aksidenti.
Në këtë anë të autostradës nga edhe janë siguruar fotografitë nga Indeksonline është edhe kryqëzimi kryesor, ku lidhen autostradat për Prizren, Ferizaj e gjitha anët e tjera.