2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë: Për LDK-në e kam ditur që e largon taksën, por ti kryeministër Kurti mos u ngut

Lidhur me çështjen e taksës ka reaguar edhe ish-ministri i Tregtisë dhe Industrisë, Bajrami Hasani.

Hasani duke komentuar qëndrimin e kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti se taksa 100% ndaj produkteve serbe duhet zëvendësuar me reciprocitet ekonomik, politik dhe tregtar tha se ende nuk ka ardhur koha për heqjen e kësaj takse.

Sipas tij nëse ndonjëherë pas luftës Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë, ka qenë me vendosjen e taksës.

Ai madje tha se për LDK-në e ka ditur që e largon këtë taksë lehtësisht, por që kryeministri Kurti nuk duhet ngutur sepse tha se shumë vite ka luftuar kundër mallrave me barkodin 860.

Postimi i plotë:

Nëse ndonjëherë pas luftës Kosova ka treguar fuqi ndaj Serbisë, ka qenë me vendosjen e masave mbrojtëse dhe taksa 100 % ndaj produkteve serbe.

Nuk besoj që ka ndonjë qytetarë të këtij vendi që nuk është ndier mirë me fuqinë e treguar dhe ndikimin që ka pasur taksa.
Masat mbrojtëse, taksa 100 % dhe po ashtu vendosja e flamurit të origjinës në raftet ku ekspozohen mallrat kanë pasur ndikim të madh si financiar, por edhe e kanë edukuar qytetarin e Kosovës për të blerë prodhime vendi.

Ende nuk ka ardhur koha për heqjen e kësaj takse. Serbisë duhet t’i shkaktohen edhe më shumë dëme ekonomike. Për LDK-në e kam ditur që e largon taksën lehtësisht, ama ti kryeministër Kurti mos u ngut sepse edhe vet shumë vite ke luftuar kundër mallrave me barkodin 860.

Me taksë deri në njohje!

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img