Ministrja e re e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka thënë se detyrën të cilën e ka marrë do ta kryej me ndershmëri e punë të palodhshme dhe në shërbim të shtetit të së drejtës.
Haxhiu ka falënderuar aktivistët e qytetarët për mbështetjen, si dhe deputetët e Kuvendit që votuan Qeverinë e re, transmeton Telegrafi.
Ajo në shkrimin e bërë në Facebook, ka shkruar se Ministrinë e Drejtësisë e presin sfida të shumta, duke shtuar se është e bindur që synimet për shtetin e së drejtës do të jetësohen.
Qeveria Kurti, e cila është votuar sot do t’i ketë 15 ministri, 2 zëvendëskryeministra dhe 33 zëvendësministra.
Lëvizja Vetëvendosje do ta udhëheqë Ministrinë e Punëve të Jashtme, atë të Drejtësisë, të Financave, të Ekonomisë, të Shëndetësisë dhe atë të Integrimeve Evropiane./Telegrafi/