Kancelari austriak, Sebastian Kurz ka uruar Albin Kurtin për zgjedhjen e tij Kryeministër i Kosovës në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës.
“Urime Albin Kurtit për formimin e një qeverie të re në Kosovë. Mezi pres të punoj me ju dhe të mbështes integrimin e Kosovës në BE”, ka shkruar ai në Twitter.
Congratulations to @albinkurti for the formation of a new government in #Kosovo. I am looking forward to working with you and to supporting Kosovo’s #EU integration.
— Sebastian Kurz (@sebastiankurz) February 3, 2020