2.2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kurti për deputetët që e akuzuan: Unë kurrë nuk do t’ua kthej njësoj, dua skenë politike të bashkuar

Kryeministri i ri i Kosovës, Albin Kurti, ka folur pas përfundimit të seancës ku është votuar kabineti qeveritar dhe pas seancës së jashtëzakonshme ku është zgjedhur kryetarja e Kuvendit.

I pyetur nga gazetarët për kritikat e akuzat që i janë bërë nga deputetët e partive opozitare, Kurti ka theksuar se ai nuk do të ua kthejë njësoj, transmeton Telegrafi.

“Unë kurrë nuk ua kthej njësoj, dua që tash të bashkohet sa më shumë skena politike për punët e mëdha që na presin edhe për shtet ndërtim dhe zhvillim ekonomik”, ka thënë ai.

Ndryshe, Kuvendi i Kosovës me 66 vota për dhe 10 abstenime e votoi Qeverinë e Re të Republikës të udhëhequr nga Albin Kurti.

Të pranishëm në seancë ishin 76 deputetë, kurse para votimit, seancën e kanë braktisur deputetët e PDK-së dhe AAK-së./Telegrafi/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img