Zëdhënësi i Partisë Demokratike të Kosovës, Avni Bytyçi, ka komentuar arritjen e koalicionit për formimin e Qeverisë ndërmjet Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Bytyçi ka pohuar se LVV dhe LDK e filluan ditën e tyre të parë si koalicion me një gënjeshtër, një mashtrim dhe një mos-besim.
Mes tjerash ai ka thënë se nuk e parashikon të ardhmen, mirëpo shenjat janë të errëta për këtë koalicion.
“Gënjeshtra – Glauku nuk do të japë dorëheqje. Mashtrimi – Numri i ministrive nga 12 në 15. Mosbesimi – Nuk e publikuan marrëveshjen koalicionit, as edhe një detaj të shkruar”, vijon shkrimi i tij në Facebook.