2.9 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Fotografitë e para zbulojnë spitalin në Wuhan me njëmijë shtretër – të hapur për pacientët me coronavirus

Ka përfunduar një spital urgjent që u ndërtua në tetë ditë për trajtimin e pacientëve me coronavirus në Kinë. 

Ndërtimi në Huoshenshan, një spital me 1000 shtretër, ka përfunduar sot dhe do të jetë në gjendje të pranojë pacientë nga nesër, thanë mediat shtetërore.

Ndërtesa prej 269,000 metra katrorë është një nga dy spitalet e reja që është ndërtuar në Wuhan, pas deklaratës së Organizatës Botërore të Shëndetit për emergjencën globale, transmeton Telegrafi.

Dizajni për ndërtesat u bazua në një spital të Pekinit që u ndërtua në 2003 për të ndihmuar në trajtimin e virusit SARS.

Inxhinierë nga i gjithë vendi thuhet se u sollën për të ndihmuar në shpejtimin e ndërtimit.

Ashtu si spitali në Pekin, qendra Wuhan do të bëhet nga pjesë të parafabrikuara.

Spitalet ose do të lejohen të marrin furnizime nga spitalet e tjera ose t’i urdhërojnë ato nga fabrikat.

Ushtrisë së Kinës thuhet se i është dhënë kontrolli i spitalit. Rreth 1.400 mjekë ushtarakë janë sjellë nga Ushtria Çlirimtare e Popullit në spitalin e ri, të quajtur “Fire God Mountain“, sipas mediave shtetërore.

Agjensia zyrtare e lajmeve Xinhua tha që shumë prej stafit ishin të përfshirë në luftën kundër një virusi tjetër, SARS (Sindromi i Rënda Akute e frymëmarrjes), i cili vrau rreth 650 njerëz në Kinë në 2002-2003.

Njerëzit në qytetin e 11 milionë njerëzve, i cili ka qenë nën karantinë për më shumë se një javë, janë ankuar për orë të pritjes në radhë për të parë një mjek.

Coronavirusi i ri, që besohet të ketë origjinën në një treg të kafshëve të egra në Wuhan, ka vrarë më shumë se 300 njerëz dhe ka infektuar 14,000 të tjerë.

Spitali i dytë në terren, ‘Thunder God Mountain’, është vendosur të fillojë të pranojë pacientët ditën e enjte, me 1.600 shtretër – 300 më shumë nga sa ishte planifikuar fillimisht.

Gjatë shpërthimit të SARS rreth 4,000 njerëz raportohet se punuan ditë e natë për të ndërtuar spitalin në shtatë ditë.

Vetëm një nga 305 personat që kanë vdekur nga sëmundja ka qenë jashtë Kinës, në Filipine.

Ndërsa numri i vdekjeve nga coronavirusit në Kinë sot u rrit në 304 dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë  ka shpallur një emergjencë globale.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img