Zinedine Zidane ndihet i lumtur pas fitores së Real Madridit në derin lokal ndaj Atletico Madridit me rezultat minimal 1-0.
Real Madridi nuk bëri lojë të mirë në pjesën e parë, por disa ndryshime të menjëhershme në pushim bënë që Mbretërit ta marrin fitoren në pjesën e dytë.
Kjo fitore ndaj rivalit të urryer lokal e ka bërë të lumtur trajnerin Zidane, i cili thuri elozhe për ekipin e tij pas ndeshjes.
“Më duhej të ndryshoja gjërat”, ka thënë fillimisht Zidane në konferencën e tij për shtyp kur u pyet për ndërrimin e dyfishtë.
“Nuk isha i lumtur me atë që po shihja, por nuk ishte faji i lojtarëve, ishte i imi. Nuk kam dashur të tregoj gishtin ndaj askujt, aq më pak ndaj Isco dhe Kroos, të cilët janë lojtarë shumë të mirë”.
“Jam i lumtur për fitoren, për të gjithë lojtarët, dhe të gjithë janë të kënaqur me rezultatin”.
“Unë nuk flas për atë që ndodh në dhomën e zhveshjes”, u përgjigj ai kur u pyet për gjërat që shkuan keq në pjesën e parë.
“Duhej të bënim diçka tjetër në pjesën e dytë, dhe ishim shumë më mirë. Duhej të ndryshonim qasjen”.
“Është e ndërlikuar të fitosh derbin. Është një lojë shumë e veçantë dhe Atletico mbron shumë mirë”.
“Ata bënë mirë në pjesën e parë, jo vetëm në mbrojtje. Jemi të kënaqur me tre pikët, por derbi ju jep të njëjtat pikë si çdo lojë tjetër”, përfundoi francezi.