Ai ka thënë se po diskutojnë për aktualitetin politik në vend e për të ardhmen e AAK-së. Nikoqiri, Ardian Gjini është bashkë me Haradinajn në krye.
“Darkë pune në Gjakovë me ministra, kryetarë komunash, deputetë, ish-kryetarë e bashkëpunëtorë, të shtruar nga kryetari Ardian Gjini. Kënaqësi të diskutojmë me njerëz të përkushtuar rreth aktualitetit politik, çështjeve që na preokupojnë dhe punëve që na presin si Aleancë për Ardhmërinë e Kosovës!”, ka shkruar Haradinaj.
AAK ka deklaruar sot se nuk e voton të hënën Qeverinë e Albin Kurtit.