2.7 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Tentoi t’i ikte qenëve, goditet nga një veturë

Një aksident trafiku ka ndodhur gjatë mbrëmjes së sotme në rrugën C, në Prishtinë, ku  një person ka mbetur i lënduar.

Sipas dëshmitarëve, këmbësori ka qenë duke ikur nga qentë endacakë dhe për një moment ka përfunduar në rrugë, ku edhe ndodhi aksidenti.

Zëdhënësja e policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti e ka konfirmuar rastin dhe tha se i aksidentuari është duke u trajtuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës, pas lëndimeve të marra në aksident.

“Rreth orës 19:00,kemi pranuar një informacion për një aksident trafiku në rrugën “C” ne Prishtinë. Në aksident kanë qenë të përfshirë një këmbësor dhe një veturë. Këmbësori, mashkull ka marrë lëndime dhe është dërguar për tretman mjekësor në QKUK. Me rastin po merret njësiti i trafikut”, konfirmoi Ahmeti.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img