1.7 C
Pristina
Wednesday, December 25, 2024

Buy now

spot_img

Haziri: LDK nuk e voton, e as përkrah një qeveri të pakicës – përpjekjet për marrëveshje do të jenë intensive

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri ka folur pas mbledhjes së kryesisë së partisë, ku ka thënë se mes Lëvizjes Vetëvendosje dhe Lidhjes Demokratike të Kosovës, ka mbetur për tu zgjidhur vetëm çështja e ndarjes së përgjegjësive, pra udhëheqja e Qeverisë nga LVV-ja dhe udhëheqja në Kuvend nga LDK-ja.

Takimet e partisë, sipas Hazirit shkojnë në funksion të mundësive për arritjen e marrëveshjes me LVV-në.

Para medieve ai tha se do të angazhohen që bashkë me LVV-në, t’i japin vendit një ekzekutiv.

“Këto konsultime shkojnë në funksion të të gjitha mundësive  që me partnerin e definuar tashmë, Lëvizjen Vetëvendosje, të angazhohemi bashkërisht nën realizimin e qëllimeve tona të përbashkëta për t’i dhënë vendit ekzekutiv”, u shpreh Haziri.

Haziri tha se tashmë janë përmbyllur të gjitha marrëveshjet me LVV-në përveç asaj që duhet të pajtohen tashmë, që Qeverinë ta udhëheq LVV-ja, ndërsa LDK-ja të fokusohet në Kuvend, pasi sipas Hazirit kjo është e vetmja çështje që ka mbetur e pa definuar deri më tani.

“Ne kemi arrit me i përmbyllë të gjitha çështjet që na kanë dallu në një dokument voluminoz, i cili është marrëveshje politike e përgatitur. Jemi në përpjekje që sot, nesër e pasnesër, t’i realizojmë angazhimet tona në definimin e rolit dhe përgjegjësive tona kushtetuese, duke u pajtuar që Qeverinë e udhëheq LVV-ja dhe mandatari apo kryeministri në ardhje Albin Kurti, ndërsa roli i LDK-së, i fokusuar të paktën në këtë fazë të jetë në Kuvendin e Kosovës, ky zaten është dallimi i vetëm që ka mbet me u definu.

Haziri tha se LDK-ja nuk do ta votonte një qeveri të pakicës, dhe se një qeveri e pakicës nuk ka traditë të funksionimit në Kosovë.

“Qeveria e pakicës, nuk ka funksionu në Kosovë, nuk ka traditë të funksionimit të qeverise së pakicës, sepse e kam pa që po keqinterpretohet. Partia e dytë dhe e tretë që nuk e kanë legjitimetin e formimit të Qeverisë, në një vend si ne, nuk tregon kurrfarë rezultati.  LDK-ja është ë vetëdijshme që qeveritë e pakicës nuk ki jaopin zgjidhje problemeve të mëdha të Kosovës. Pra, as nuk e mbështesim, rrjedhimisht as nuk e votojmë, sepse nuk e shohim si zgjidhje”, tha Haziri.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img