6.5 C
Pristina
Saturday, November 2, 2024

Buy now

spot_img

LDK e quan skandaloz mos shpenzimin e buxhetit nga ana e Komunës së Prishtinës

Grupi i asamblistëve të LDK-së në Prishtinë, ka ngritur shqetësimin për mos shpenzimin e buxhetit rreth 30 milionë e euro nga komuna e Prishtinës.

Asamblisti Shefqet Osmani tha se në raportin financiar buxhetor të komunës së Prishtinës për periudhën raportuese 1 janar -31 dhjetor 2019, janë paraqitur të dhëna skandaloze, e që më e theksuara është mos shpenzimi i buxhetit në masën e parashikuar si dhe bartja e mbi 28 milionë euro për vitin 2020, kryesisht nga investimet kapitale, e cila vlerë edhe në raportin e kryetarit theksohet se mund të jetë edhe më e madhe, pra nuk është përfundimtare.

“Edhe më skandaloz po del të jetë, mos shpenzimi i grantit qeveritar në shumën prej 4.2 milionë euro, të cilat mjete nga paaftësia e kryetarit dhe ekzekutivit të tij kthehen në buxhet të Qeverisë së Kosovës”, theksoi Osmani.

Sipas tij, bazuar në pasqyrat raportuese, shkëputur nga Raporti Financiar Buxhetor i Komunës së Prishtinës, kjo tepricë po bëhet në kohën kur Komunës së Prishtinës po i mungon një qeverisje cilësore dhe e përgjegjshme, një qeverisje që punon për qytetarin dhe rregullon mirëqenien e tij.

“Pra, dështimet e kryetarit dhe qeverisë se tij po i vërehen nga çdo aspekt e veçanërisht në pasqyrat raportuese financiare”, tha Osmani.

Ai tha po ashtu se që nga viti i kaluar kanë ngritur shqetësimin rreth performances menaxhuese të kryetarit Shpend Ahmeti dhe pa aftësisë së tij në drejtimin e komunës së Prishtinës.

“Shqetësimi ynë në bazë të parashikimeve dhe analizave të kryera ishte që buxheti i komunës për vitin 2019 nuk do të shpenzohet në parametrat e projektuara , dhe fatkeqësisht për ne dhe për të gjithë qytetarët e komunës sonë, parashikimi ynë edhe përkundër paralajmërimeve po del të jetë i saktë”, tha Osmani./KosovaPress/

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img