Njollat e gjakut kanë mbetur ende në rrugën e fshatit Maqitevë të Suharekës, ku u vra të dielën në mbrëmje Shaip Krasniqi.
44 vjeçari u qëllua nga shoku i tij, Sylejman Ahmeti, pas një zënke që, sipas dëshmitarëve, nisi për 20 euro.
Ngjarjen e tregon vëllai i dorasit, të cilën ia kishin transmetuar njerëzit prezent kur ndodhi incidenti, njofton Klan Kosova.
“Ishin fjalosur. Ai i pitë edhe ky pak i pitë. Ka shkue i ka thanë, kam punë me ty. Ka shkue me ia dhanë dorën. S’ia ka dhanë dorën. E ka sha. I ka thanë hajde dalim jashtë. Kanë dal jasht. Ai merr turr me bisht sakice. Ky sa për sherr e ka pasë me veti [armën gjysmë automaktike] në kombi”, thotë vëllai i dorasit, Ahmeti, i cili thotë se të dy, viktima dhe dorasi kanë qenë nën dikim të alkoolit.
Në familjen e dorasit tregojnë për raportet e mira të dorasit me viktimën, duke thënë se kanë qenë shokë të mirë, kurse familjet janë të një gjaku.