Një tërmet i fuqishëm prej 6,8 shkallë të Rihterit ka goditur pjesën lindore të Turqisë, ku si pasojë e lëkundjeve të mëdha kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar.
Epiqendra e tërmetit është lokalizuar rreth 120 kilometra në verilindje të Gaziantep, në një thellësi prej dy kilometrave, transmeton Telegrafi.
Më së shumti është goditur provinca Elazig, e dridhjet janë ndjerë edhe në Irak, Siri, Izrael dhe Liban.
Në lindje të Turqisë janë shkatërruar 5 objekte. Shumë qytetarë të kapluar nga paniku vraponin nëpër të gjitha anët që t’i shpëtojnë më të keqes.
Pas dridhjes së parë, janë ndjerë edhe dy tjerë, njëri prej 5,4 shkallë dhe tjetri 3,3. Në anën tjetër ministri i Brendshëm i Turqisë, Suleyman Soilu, ka konfirmuar se 4 persona kanë humbur jetën.
“Janë shembur 5 ndërtesa e si pasojë e tërmetit të fuqishëm kanë humbur jetën katër persona dhe dy tjerë janë lënduar”, ka shtuar Soilu.
https://twitter.com/dracojimin/status/1220811504238452737
Gaziantep #deprem pic.twitter.com/ADxh9JQVO5
— Abdel Kader Albayram (@albyrmabdlkdr) January 24, 2020
#6.7 magnitude #Earthquake @Elazig @Turkey.
We are #safe to God’s glory.#WasInTheToilet oooooo, ran out in boxers. pic.twitter.com/nYdQmgSSEj
— Stephen Ikechukwu???????? (@StephenIkechuk4) January 24, 2020
Elazığ'ın Sivrice ilçesinde meydana gelen 6,8 büyüklüğündeki depremden ilk görüntüler.#Elazığ #deprem pic.twitter.com/5Oy2kExzx2
— İhlas Haber Ajansı (@ihacomtr) January 24, 2020
https://twitter.com/caferylcn/status/1220770715659534337