Përfaqësuesi Special i SHBA-së për dialogun Richard Grenell, pas Kosovës ka vizituar edhe Serbinë. Përveç diskutimeve të rëndësishme për çështjen e dialogut, taksës e çnjohjeve, Grenell ka njoftuar se të hënën do të ketë takim në Berlin, për arritjen e marrëveshjes së riaktivizimit të hekurudhës mes Kosovës dhe Serbisë.
Sipas tij ky takim do të ndodhë me ekspertë nga Kosova e Serbia, në përpjekje për të arritur marrëveshjen e dytë, pas asaj me linjën ajrore.
Deklaratën e ambasadorit Grenell e ka mirëpritur presidenti Hashim Thaçi.
Përmes një shkrimi në Twitter, Thaçi e ka konsideruar hap të madh drejt normalizimit të plotë të raporteve mes Prishtinës dhe Beogradit.
“E përshëndes përpjekjet për të rifuksionalizuar lidhjen hekurudhore mes Kosovës dhe Serbisë, duke shënuar kështu një hap të rëndësishëm drejt normalizimit të plotë. Falënderues presidentit të SHBA’-së, Donadl Trump, dhe Përfaqësuesit Special Richard Grenell, për përkushtimit në ndërtimin e paqes dhe prosperitet në rajon”, ka shkruar Thaçi.
Grendell në Beograd, gjithashtu ka thënë se do të dëshironte që t’i afronte të dy palët dhe të përqendrohej në të ardhmen, ekonominë, si dhe tejkalimin e konflikteve.
Ndryshe, pas më shumë se dy dekadave është paralajmëruar rikthimi i fluturimeve në linjat ajrore Prishtinë-Beograd dhe anasjelltas.
Për këtë, Autoriteti i Aviacionit Civil të Kosovës të hënën ka nënshkruar në Berlin një marrëveshje me aviokompaninë gjermane Lutfhansa, për të hapur këtë linjë ajrore.
I salute the intention to restore the railway connections between #Kosovo and #Serbia, marking another important step twds full normalization. Grateful to President @realDonaldTrump and SE @RichardGrenell for their commitment to building peace and prosperity in the region.
— Hashim Thaçi (@HashimThaciRKS) January 24, 2020