A jemi të rrezikuar dhe a ka vaksinë kundër tij? Gjithçka që dihet deri më tani rreth virusit vdekjeprurës kinez

127
Advertisement

Ndërsa filloi viti i ri, një virus i cili supozohet se nuk është parë kurrë më parë filloi të përhapet në Kinë. Dhe derisa jetojmë në trillimet apokaliptike, shumë në Perëndim u hodhën shpejt në aksion në mediat sociale për të shpallur “fundin e botës”, përcjell Telegrafi.

Advertisement

Por, për çfarë në fakt bëhet fjalë dhe sa jemi të rrezikuar nga një epidemi?

farë është një coronavirus?

Emri “coronavirus” i referohet një familje të përgjithshme të viruseve. Dy nga coronaviruset e hershme të transmetueshme që do të zbuloheshin në mesin e shekullit të 20-të mendohet se janë përgjegjës për një numër të madh të rasteve të ftohjes së zakonshme. Ky virus i ri është coronavirusi i shtatë që është identifikuar tek njerëzit, dhe deri më tani thjesht është emëruar 2019-nCoV.

Pse është problem?

Pavarësisht nga disa coronaviruse që paraqiten si relativisht të padëmshëm për shumicën e njerëzve, dy prej shpërthimeve më të rrezikshme globale virale në vitet e fundit u janë atribuuar coronavirusëve të sapo shfaqur: SARS dhe MERS.

Përhapja e SARS në vitin 2003 filloi në Kinë, me virusin që kaloi së pari nga disa kafshë tek njerëzit. Mbi 8,000 raste u konfirmuan në tërësi, me 774 vdekje të konfirmuara – një shkallë fataliteti prej 9.7 për qind.

Ndërsa coronavirusi MERS u identifikua së pari në fund të vitit 2012 dhe përhapja e tij më e mprehtë ndodhi midis 2012 dhe 2015 në Arabinë Saudite, përcjell Telegrafi.

Deri më tani ka pasur mbi 1.200 raste të konfirmuara, dhe gati 400 vdekje, duke shënuar virusin me një shkallë vdekjeprurëse fataliteti prej gati 40 për qind.

Nga erdhi 2019-nCoV?

Virusi aktualisht përmendet jozyrtarisht si coronavirusi Wuhan, në lidhje me pikën e tij të origjinës, qytetin e Wuhan në Kinë.

Shfaqja e parë erdhi në një valë rastesh në dhjetor të vitit 2019.

Rastet kryesisht ishin rreth njerëzve të lidhur me tregun e detit Huanan, dhe fillimisht u etiketuan si një sëmundje e ngjashme me pneumoninë, me origjinë të panjohur.

Cilat janë simptomat?

Organizata Botërore e Shëndetësisë vëren se simptomat fillestare janë po aq të thjeshta sa ethet dhe shqetësimi i butë i frymëmarrjes.

Fillimi i virusit është ende relativisht i panjohur, kështu që mund të ketë një periudhë asimptomatike diku nga dy deri në 14 ditë.

Ngjashmëria simptomatike e virusit me gripin paraqet një problem të rëndësishëm për përmbajtjen e përhapjes së tij, duke arritur në mes të sezonit të gripit dimëror të hemisferës veriore.

Si përhapet dhe a është vdekjeprurës?

Që nga 21 janari i vitit 2019, ka pasur mbi 400 raste të konfirmuara dhe nëntë vdekje.

Disa studiues sugjerojnë se numri i rasteve të konfirmuara është një nënvlerësim dramatik se sa gjerësisht është përhapur virusi. Sipas tyre, mund të ketë gati 2,000 raste të infeksionit të paktën deri më tani, përcjell Telegrafi.

Shenjat e hershme duket se sugjerojnë se virusi nuk është aq fatal sa MERS, apo edhe SARS, por është shumë herët për të treguar saktësisht se si “do të sillet” virusi ndërsa përhapet në të gjithë globin.

Sa është përhapur deri më tani?

Ka raste të konfirmuara zyrtarisht të virusit në Kinë, Tajlandë, Japoni, Korenë e Jugut dhe Shtetet e Bashkuara. Një rast në Australi duhet të konfirmohet zyrtarisht.

Mënyra se si transmetohet virusi nga njeriu në njeri është e paqartë, por kuptimet paraprake të coronavirusëve sugjerojnë se ka një viralitet të ngjashëm me viruset e gripit.

Kjo do të thotë se nevojitet mbrojtje themelore siç është larja e rregullt e duarve dhe mbulimi i gojës kur teshtini.

A ka vaksinë? A jemi të rrezikuar?

Çdo vaksinë e mundshme nuk ka të ngjarë të “zbulohet” për ca kohë – për vite me shumë mundësi – kështu që qasja më e mirë në afat të shkurtër është kujdesi i shtuar dhe kontrollet.

Përhapja e SARS në fillim të viteve 2000 ofron hartën e vetme për mënyrën e menaxhimit të përhapjes akute globale të një coronavirusi në kohët tona moderne.

Në atë rast, virusi është zvogëluar në mënyrë misterioze deri në vitin 2004, me shumë ekspertë që tregojnë metodat efektive të karantinës dhe skanimeve si ndihmesë në kufizimin e transmetimit.

Në qoftë se nuk do të udhëtoni për në Wuhan në të ardhmen e afërt, autoritetet shëndetësore sugjerojnë se nuk ekziston ndonjë rrezik i menjëhershëm.

Virusi është ende shumë i ri për të parashikuar plotësisht se sa i rrezikshëm do të bëhet, megjithatë, higjiena themelore është rekomandimi më i mirë për shumicën e të rriturve të shëndetshëm. /Telegrafi/

PostAdssFotoja e reklamës