2 C
Pristina
Saturday, November 16, 2024

Buy now

spot_img

Kastrati: E premtja përcaktuese, koalicioni VV-LDK, ose Qeveri gjithëpërfshirëse

Politologu Ardian Kastrati ka thënë se pret që e premtja e kësaj jave të jetë përcaktuese për formimin e koalicioni nga Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës.

Kastrati ka thënë se në rast se nuk ndodhë marrëveshja, atëherë duhet të vijnë në shprehje opsione të tjera për formimin e Qeverisë.

“Unë pres që deri të premten këta të kenë marrëveshje ose të fillojnë negociatat për krijimin e një mundësie tjetër të krijimit të qeverisë. Një opsion i mundshëm është një Qeveri gjithëpërfshirëse, e cila në njërën anë mund të adresojë çështjet emergjente, siç është çështja e votimit të buxhetit dhe të tjera. Kurse ne e kemi Kuvendin legjitim që ka dalur nga 6 tetori, i cili mund ta mandatojë presidentin Thaçi me një Ekip të Unitetit, i cili do të vazhdonte dialogun politik me Serbinë. Përderisa Qeveria gjithëpërfshirëse, përveç buxhetit dhe çështjeve të ngjashme, do të mund të adresonte edhe çështjen e përgatitjes së zgjedhjeve të ardhshme”, ka thënë ai në RTK.

Artikuj të ngjashëm

- Marketing -spot_img
- Marketing -spot_img

Artikujt e fundit

- Marketing -spot_img