Një baba në New Hampshire ka mbytur një “çakall” me duart e tij, pasi kafsha i kishte rrëmbyer djalin e tij dy vjeç.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Ian O’Reilly ishte duke ecur në një shteg shëtitjeje në Exeter me gruan dhe tre fëmijët të hënën rreth orës 11:00 kur kafsha “nguli dhëmbët” në pallton e dy-vjeçarit.
Prindërit e djalit arritën ta ndanin atë nga krijesa, por O’Reilly tha se kafsha nuk donte të largohej kur ai u përpoq ta shmangte atë.
Kur “çakalli” kafshoi parakrahun e babait në përgjigje të goditjes, O’Reilly ndjeu se nuk kishte zgjidhje tjetër veçse të luftonte për ta vrarë.
Babi, i cili kishte frikë se jeta e fëmijëve të tij ishte në rrezik, përshkroi se si ai u ngrit mbi kafshën dhe si e shtrëngoi fuqishëm në fyt, duke i ndalur frymëmarrjen.
Për fat të mirë, fëmija i vogël nuk ishte kafshuar nga kafsha.
Incidenti thuhet se erdhi në të njëjtën ditë kur policia paralajmëroi vendasit të ishin të kujdesshëm nga “çakallet”.