Kosova dhe Serbia kanë nënshkruar sot marrëveshje për hapjen e linjës ajrore Prishtinë-Beograd.
E nënshkrimin e kësaj marrëveshje e ka mirëpritur edhe kryeministri në detyrë i Kosovës, Ramush Haradinaj.
Haradinaj ka shkruar në Twitter, se është një hap gjigand për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë.
“Nisma për të hapur rrugën e tretë ajrore civile Të Kosovës për fluturime komerciale me Serbinë, pas Shqipërisë dhe Maqedonisë, është një hap gjigand për avancimin e marrëdhënieve të fqinjësisë së mirë dhe konsolidimin e sovranitetit të shtetit të Kosovës”, ka shkruar Haradinaj. /Telegrafi/
The initiative to open #Kosovo’s third civilian air route for commercial flights w/ #Serbia, after #Albania & #Macedonia, is a giant step fwd in advancing good neighborly relations & consolidating #Kosovo’s sovereignty. Grateful to @robertcobrien, @RichardGrenell and @lufthansa.