Ato gjithmonë joshin interesim, qoftë nëse janë aktore, këngëtare, modele apo femra të zakonshme që nuk kanë lidhje me botën e argëtimit, porse janë të pasura.

Disa prej tyre ndodhen në kulmin e karrierës së tyre, ndërsa më poshtë jua sjellim përmbledhjen e një liste me femra që kanë thuajse gjithçka – edhe bukurinë, edhe pasurinë.

15. Marie Besnier Beauvalot

(Foto: Pinterest)

Babai i saj është themelues i kompanisë Besnier Group, e njohur tash si Lactalis dhe merret me shitjen e produkteve të qumështit. Nga viti 2000, Marie dhe vëllezërit e saj e kanë trashëguar kompaninë që ka vlerë prej 2.5 miliardë dollarë.

14. Tamara Ecclestone

(Foto: Vittorio Zunino Celotto/Getty Images/Guliver)

Është vajza e miliarderit Bernie Ecclestone, manjati britanik, i cili e ka drejtuar Formula 1. Krahas pasurisë, Tamara ia ka borxh gjithçka babait të saj, pasi që është marrë edhe me modelizëm dhe televizion.

13. Perenna Kei

(Foto: scmp.com)

Është e bukur, ka shumë para dhe i ka realizuar të gjitha dëshirat e saja në moshë shumë të re. U bë miliardere në moshën 24 vjeçare, ndërsa një pjesë të madhe të pasurisë e ka bërë vet.

12. Charlotte Casiraghi

(Foto: Matt Winkelmeyer/Getty Images/Guliver)

Sipërmarrësja italiane me dukjen e saj, lë përshtypjen se është modele. Asaj i pëlqen jeta luksoze dhe ka gjithçka që dëshiron, ndërsa është e teta në radhë për fronin e Monakos, megjithatë vazhdon të merret me shkrime dhe redakturë.

11. Sara Blakely

(Foto: Cindy Ord/Getty Images for Cosmopolitan/Guliver)

Kjo miliardere amerikane është pranë të pesëdhjetave, por vazhdon të duket bukur. Biondja e famshme është një prej fermave më të fuqishme dhe më me ndikim në botë, e cila e ka bërë vet pasurinë e saj. Në fakt, është fjala për themeluesen e brendit Spanx.

10. Julia Louis-Dreyfus

(Foto: Bennett Raglin/Getty Images for Montclair Film/Guliver)

Ka pasuri prej 3.4 miliardë dollarësh, ndërsa është aktore dhe komike, prandaj shumëkush pyetet se si e ka bërë pasurinë. Në fakt, babai i saj është miliarder, ndërsa edhe gjyshin e ka pasur biznesmen të suksesshëm.

9. Anna Schafer

(Foto: Tristan Fewings/Getty Images/GUliver)

Është aktore dhe producente. Në vitin 2018 e lansoi Bāeo (Bare Essential Organics), linjën kozmetike për kujdes ndaj lëkurës.

8. Aerin Lauder

(Foto: Desiree Navarro/Getty Images/Guliver)

Natyrisht se keni dëgjuar për brendin Estee Lauder, prandaj ndoshta keni dëgjuar edhe për mbesën e themeluesit, Erin, e cila pas përfundimit të shkollës u përfshi në biznesin familjar, ndërsa tash ka edhe kompaninë e saj personale.

7. Vanisha Mittal

(Foto: Zimbio/Getty Images)

Babai i Vanishas është Lakshmi Mittal, një biznesmen që ka pasuri në vlerë prej 16.4 miliardë dollarësh. Sukseset dhe popullariteti i vajzës së tij janë pikërisht falë ndikimit të madh dhe vlerësimit që ka Lakshmi.

6. Dylan Lauren

(Foto: Rob Kim/Getty Images/Guliver)

Duke qenë se është pjesë e botës së modës, nuk është befasi për popullaritetin e saj. Ajo është vajza e dizajnerit të njohur, Ralph Lauren.

5. Holly Branson

(Foto: Eamonn M. McCormack/Getty Images for WTA/Guliver)

Holi Brenson është vajza e biznesmenit dhe investitorit ekscentrik, Richard Branson dhe po ashtu është pjesë e Virgin Group, të cilin e udhëheq, ndërsa ka diplomuar edhe në mjekësi. Ajo ka punuar në shumë spitale në Londër.

4. Georgina Bloomberg

(Foto: Mike Coppola/Getty Images/Guliver)

Vajza e Michael Bloomberg, Georgina, ka pasuri prej 18 miliardë dollarësh, si edhe në mënyrë produktive i shfrytëzon paratë e trashëguara duke u marrë me punë humanitare.

3. Amanda Hearst

(Foto: Tibrina Hobson/Getty Images/Guliver)

Aktivistja, modelja dhe redaktorja, Amanda Hearst, ka profesione të shumta, edhe pse pjesën më të madhe të parave e ka trashëguar nga korporata, të cilën e ka themeluar gjyshi i saj. Megjithatë, ajo vazhdon të jetë në kërkim të realizimit të ambicieve të saja.

Josie Ho

(Foto: Chris McGrath/Getty Images/Guliver)

Është aktore dhe këngëtare e suksesshme, ndërsa është vajza e mbretit të bixhozit, Stanley Ho. Babai i saj i ka edhe 16 fëmijë të tjerë pos saj, megjithatë Josie e ka trashëguar një shumë të madhe, të cilën e ka rritur me punën e saj.

Ivanka Trump

(Foto: Ron Jenkins/Getty Images/Guliver)

E para në listë është vajza e presidentit amerikan, Donald Trump, Ivanka, e cila konsiderohet si një prej femrave më të bukura që kanë shkelur në Shtëpinë e Bardhë. Kurdo që e fotografojnë, ajo është e gatshme për të pozuar. Në një periudhë të jetës së saj është marrë edhe më modë, ndërsa aktualisht është asistente a babait të saj.