Mbrëmë rreth orës 19:00, në rrugën rajonale Mitrovicë – Pejë, gjegjësisht në fshatin Runikë, ka ndodhur një aksident trafiku me lëndime të rënda trupore, ku janë përfshirë dy automjet me targa vendore.
Si pasojë e aksidentit, lëndime trupore kanë pësuar dy drejtuesit e automjeteve si dhe tre pasagjeret. Dy nga të lënduarit janë dërguar në QKUK për tretman mjekësor,
Ndërsa sot në ora 03:18 të datës 18 janar 2020, nga QKUK është raportuar se i lënduari viktima F .I., 41 vjeçar, nga lëndimet e pësuara ka ndërruar jetë.
Me urdhër të prokurorit kujdestar, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore.
Kryetari i komunë së Skenderajt, Bekim Jashari në emër të Komunës së Skenderajt dhe në emrin e tij personal u ka shprehur ngushëlllime të thella familjes së të ndjerit Faik Imeraj. Kurse, të lënduarve nga aksidenti u ka uruar shërim të shpejtë.
“Njëkohësisht bëjë apel tek të gjithë drejtuesit e automjeteve që të shtojnë kujdesin gjatë ngasjes, sidomos gjatë kohës së ngricave dhe të respektojnë shenjat e komunikacionit”, ka shkruar Jashari në Facebook.