Katër vrasje të rënda ndodhën vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit. Ndërsa, vrasja e Armenda Aliu – Velija pati tronditur Prizrenin.
Gruaja 48 vjeçare u vra nga arma e zjarrit me 15 plumba nga bashkëshorti i saj, Bajram Velija.
Çifti Velija morën rrugë nga Zvicra për në Prizren, gjatë muajit korrik.
Një zënkë e ashpër përfundoi me tragjedi.
Kjo vrasje llogaritet më e rënda që ndodhi vitin e kaluar në Prizren.
Zëdhënësi i Policisë në Prizren, Shaban Osmanollaj tregon se vitin e kaluar në rajonin e Prizrenit janë shënuar katër vrasje.
Dy vrasje në Prizren, kurse dy të tjera në Suharekë.
Vrasja e dytë në Prizren, pati ndodhur me një foshnje. Një nënë ishte arrestuar për mbytjen e foshnjës së saj.
Dy vrasje, vitin e kaluar, patën tronditur edhe Suharekën.
Një pjesëtar i Policisë së Kosovës vrau punëtorin në kazino.
Vrasja tjetër brenda 24 orëve ndodhi në fshatin Studençan.
Vëllai vrau vëllain, për çështje pronësore.
“Policia ka arritur të identifikojë dhe arrestojë autorët e këtyre vrasjave”, tha Osmanollaj për “PrizrenPress”.
Sipas tij, me përjashtim të këtyre vrasjeve, situata e sigurisë në regjionin e Prizrenit ka qenë e qetë.
“ Viti 2019-të për këtë regjion, ka qenë më i suksesshmi gjatë 10 fiteve të fundit “, tha ai.
Ai tha se gjatë këtij viti janë konfiskuar 160 armë.